Aktualitet

E quajnë SKANDAL! Mediat serbe për koncertin e Bregovic në Korçë: Njerëzit u larguan, një person përfundoi në spital

23 Gusht 2021, 05:33 Nga DOSJA

SERBI– Hedhja e gazit lotsjellës në koncertin e Goran Bregovic në Korçë i ka mbushur me më shumë inat mediat serbe. Mediumi “Blic.rs” e quan skandal atë se çfarë ndodhi në Korçë. Ata shkruajnë se disa persona u lënduan, një prej tyre përfundoi në spital madje gazi solli dhe shpërndarje të turmës.

Performanca e Goran Bregovic u bojkotua nga shumë shqiptarë dhe numri i pjesëmarrësve ishte i vogël.

Mbrëmjen e djeshme, koncerti i këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç u shoqërua me incidente. Persona ende të paidentifikuar hodhën gazlotsjellës në mes të njerëzve ku kishte gra, fëmijë të moshuar dhe burra. Të gjithë nisën të largoheshin nga koncerti me sy të përlotur ndërkohë që mësohet se një prej qytetarëve ka përfunduar në spital pasi ka pasur koplikacione me frymëmarrjen.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet revolta e shqiptareve ndaj bregovic revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll