Aktualitet

Dasmorët në autostradën e Laçit! Nxjerrin kallashnikovin në dritaren e “Range Rover”-it dhe qëllojnë me breshëri

22 Gusht 2021, 18:36 Nga DOSJA
Dasmorët në autostradën e Laçit! Nxjerrin kallashnikovin

LAÇ– Pamjet që po shikoni vijnë nga autostrada e Laçit në vendin tonë, aty ku siç duket breshëria e kallashnikovit është ende tregues i forcës që ke. Një dasmor pasi ka marrë nusen, ka vendosur të lajmërojë të gjithë zonën e tij për arritjen e madhe.

Ai ka nxjerrë kallashnikovin nga dritarja e makinës luksoze të llojit “Range Rover” me ngjyrë të bardhë dhe ka qëlluar në ajër.

“Talebanët në Albanistan,”– shkruhet mbi videon që tani po bëhet virale në rrjetet sociale. Policia e ka indetifikuar personin në fjalë dhe është në kërkim të tij. Më herët u publikua një tjetër video me dasmorë që zbrisnin nga makina dhe hidhnin valle duke bllokuar qarkullimin në autostradën Thumanë-Milot.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kallashnikov ne autostrade kallashnikov ne autostrade

Sondazh

Poll