Bota

22 Gusht 2021, 12:05 Nga DOSJA

GREQI- Një grua amerikane e bllokuar në Afganistan i ka bërë thirrje Presidentin Joe Biden për ndihmë. Foxnews shkruan se ajo së bashku me anëtarët e familjes e ka patur të pamundur që të shkojë në aeroportin e Kabulit, për shkak të kontrolleve të rrepta që bëhen nga talebanët. Ajo shtoi se nga vendi ku fshihet deri në aeropotin e Kabulit janë vendosur 20 postoblloqë nga talebanët dhe nuk ka mundësi që të afrohet fare me aeroportin.  

“Unë me të vërtetë nuk kam më shpresë për shkuar në aeroport. Thjesht nuk është e mundur të kalosh nëpër të gjithë ata njerëz. Ne jemi të shkatërruar. Jemi të frikësuar për jetën. Çdo moment që kalon një makinë, ndjej se ata do të na tërheqin dhe do të na ekzekutojnë. Nuk e di nëse do të shoh përsëri fëmijët e mi”, tha ajo.

Mes lotësh gruaja amerikane i bëri thirrje Presidentin Biden që ta ndihmonte të ktheheshin në SHBA.

“Ju lutem, zoti President, ju lutemi na evakuoni. Ne kemi nevojë për ndihmë,” u shpreh gruaja.

LAJMI KRYESOR: Kaos në aeroportin e Kabulit, 7 afganë shtypen nga turmat/ OKB thirrje për ndërhyrje: Strehim dhe ushqim para krizës humanitare që po vjen!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden talebanet pushtojne afganistanin joe biden talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll