Bota

22 Gusht 2021, 12:56 Nga DOSJA

ANGLI- Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar kur pushtoi Afganistanin së bashku me SHBA në 2001, theksoi se edhe pse ka respekt dhe admirim të madh për Presidentin Joe Biden, ai mund ta kishte menaxhuar më mirë situatën me tërheqjen e trupave në Afgansitan. BBC shkruan se sipas Blair, situata e tanishme në Afganistan nuk ka të bëjë vetëm me popullin e tyre, por me të gjithë sigurinë në vend. 

“Unë e kuptoj që nëse jeni udhëheqës politik, jeni nën presion politik, njerëzit duan që angazhimi të përfundojë. Por ne duhet të kuptojmë se ishim në një situatë ku angazhimi jonë ishte shumë e ndryshme nga ajo që ishte 10 vjet më parë, pa marrë parasysh 20 vjet më parë, dhe kur mund ta kishim menaxhuar situatën. Problemi me atë që ka ndodhur tani, dhe ky është shqetësimi im, është se nuk ka të bëjë vetëm me popullin afgan dhe detyrimin tonë ndaj tyre … ka të bëjë me ne dhe sigurinë tonë,” tha Blair.

LAJMI KRYESOR: Kaos në aeroportin e Kabulit, 7 afganë shtypen nga turmat/ OKB thirrje për ndërhyrje: Strehim dhe ushqim para krizës humanitare që po vjen!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota tony blair tony blair

Sondazh

Poll

Bota 22 Gusht 2021, 12:05

GREQI- Një grua amerikane e bllokuar në Afganistan i ka bërë thirrje Presidentin Joe Biden për ndihmë. Foxnews shkruan se ajo së bashku me anëtarët e familjes e...