Aktualitet

Ndodh sërish në Spille! Rrezikon të mbytet një 25-vjeçare me të fejuarin e saj, shpëtohen nga roja

22 Gusht 2021, 14:08 Nga DOSJA
Ndodh sërish në Spille! Rrezikon të mbytet një

ELBASAN– Një 25-vjeçare është shpëtuar nga mbytja bashkë me të fejuarin e saj. Ngjarja është regjistruar në plazhin e Spillesë, aty ku vetëm pak orë më parë humbën jetën dy pushues shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. 

Ka qenë roja bregdetare Festim Sula ai që ka pikasur çiftin duke u mbytur, rreth tetë metra larg bregut të detit në Spille. Pas sinjaleve të dhëna, Sula është futur në ujë dhe ik ka shpëtuar.

Më herët në Spille u mbytën dy pushues. Mirko Micevski, 79 vjeç dhe Cvetko Mitanovski, 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut kishin ardhur bashkë me një grup prej 52 personash për të shijuar bregdetin shqiptar, por gjetën vdekjen.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shpetohet 25 vjecarja dhe i fejuari spille shpetohet 25 vjecarja dhe i fejuari spille

Sondazh

Poll