Aktualitet

Besimtarët janë bllokuar në trafik prej orësh, Meta pozon nga maja e Malit të Tomorrit: Shëndet e mbarësi, të keni bekim

22 Gusht 2021, 14:00 Nga DOSJA
Besimtarët janë bllokuar në trafik prej orësh, Meta pozon

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pozuar nga maja e Malit të Tomorrit, kur besimtarët janë të sfilitur dhe janë bllokuar prej orësh në trafik.

Kreu i Shtetit, ndryshe nga çdo pelegrin i thjeshtë që është detyruar ta marrë rrugën me këmbë, ka mbërritur këtë mesditë në majë të malit të shenjtë ku kryhen ritet në Teqenë e Kulmakut.

“Lutje të pranuara, shëndet të mirë, mbarësi dhe zemra të gëzuara për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit. Abaz Aliu ju ndihmoftë dhe të keni bekimet e Zotit!”– shkruan Meta krah fotos duke mos u kushtuar asnjë rresht besimtarëve të ngecur në pikun e të nxehtit.

LAJM KRYESOR: Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit/ Besimtarët ngjiten sot në Teqenë e Kulmakut, dita kulminante sjell radhë kilometrike të mjeteve, besimtarët lënë makinat dhe ngjiten me këmbë (THIRRJA E POLICISË)

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta pelegrinazhi ne malin e tomorrit ilir meta pelegrinazhi ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll