Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Tiranë? Qytetari publikon pamjet nga parkingu i qendrës tregtare: Qëlluan të dyja palët, nuk

22 Gusht 2021, 13:42 Nga DOSJA
Përplasje me armë zjarri në Tiranë? Qytetari publikon pamjet

TIRANË– Një përplasje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në Tiranë. JOQ ka publikur pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihen disa persona me armë zjarri.

Mes tyre futen edhe rojet e sigurisë së qendrës në fjalë për të qetësuar situatën.

Sipas personit që ka filmuar pamjet, të dyja palët që po konfliktoheshin kanë qëlluar me armë zjarri, por nuk ka pasur të lënduar. Dëshmitari tregon se as policia nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Zyrtarisht në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë njoftim nga ana e Policisë së Shtetit për përplasje me armë zjarri, kanosje apo ngjarje të këtij llojit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme ne tirane perplasje me arme ne tirane

Sondazh

Poll