Aktualitet

Grushtonte vajzat që shihte rrugës, policia gjen Denisin dhunues

22 Gusht 2021, 13:17 Nga DOSJA
Grushtonte vajzat që shihte rrugës, policia gjen Denisin dhunues

TIRANË– Policia ka gjetur Denisin, të riun që grushtonte vajzat që shihte rrugës  natën dhe i linte të gjakosura. Dy ditë pas denoncimeve të shumta në rrjetet sociale, komisariati numër tre në Tiranë ka rënë në gjurmët e 29-vjeçarit të identifikuar si Denis T..

I riu ka probleme të shëndetit mendor dhe për këtë arsye është proceduar penalisht e është dërguar në Spitalin Nr.5 Tiranë për trajtim të specializuar.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit D. T., 29 vjeç, pasi ka dhunuar fizikisht shtetaset A. E. dhe D. D. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas vuante nga depresioni dhe çrregullimet e ankthit. Pas përfundimit të veprimeve proceduriale dhe udhëzimeve të Prokurorit ky shtetas u dërgua në Spitalin Nr.5 Tiranë për trajtim të specializuar.

Një vajzë denoncoi me video Denisin dy ditë më parë teksa tregonte fyyrën e gjakosur si pasojë e grushtit që i kishtë dhënë i riu. Ajo tregonte se djali në fjalë e kishte goditur teksa kthehej nga puna në shtëpi.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denisi dhunon vajzat djali dhunon vajzat ne tirane denisi dhunon vajzat djali dhunon vajzat ne tirane

Sondazh

Poll