Bota

8 persona të vdekur, 6 anëtar të një familje, Meksika goditet nga uragani Grace, shkatërrohen dhjetëra shtëpi  

22 Gusht 2021, 10:48 Nga DOSJA
8 persona të vdekur, 6 anëtar të një familje, Meksika

MEKSIKË- Tetë persona kanë vdekur dhe 3 të tjerë janë zhdukur në Meksikë nga goditja që uragani Grace i bëri vendin. CNN shkruan se uragani i kategorisë së tretë, zbarkoi në jug të Tuxpan ditën e djeshme.

Shtatë nga personat që humbën jetë janë nga Xalapa ndërsa një tjetër ka humbur nga Poza Rica. Guvernatori i Veracruz Garcia Jimenez, u shpreh se nga personat e vdekur 6 ishin pjesë e një familje. Të gjithë banorët që janë në zonat e prekura, u është kërkuar që të gjejnë strehim në zonat me terren të lartë.

Uragani Grace zbarkoi në Bregun e Gjirit të Meksikës me erëra maksimale të qëndrueshme prej të paktën 120 mph. Erërat e forta do të vazhdojnë të godasin rajonin gjatë orëve të mëngjesit, tha Qendra Kombëtare e Uraganëve. Vendet që janë të prekura nga uragani janë: Veracruz, Puebla, Tlaxcala, Hidalgo, Querétaro veriore dhe San Luis Potosi lindor.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota garcia jimenez uragani grace garcia jimenez uragani grace

Sondazh

Poll