Bota

“Afganistani tregoi paaftësinë e Biden”/ Trump: Talebanët më respektojnë, nëse do isha unë President do kishi

22 Gusht 2021, 11:16 Nga DOSJA
“Afganistani tregoi paaftësinë e Biden”/ Trump:

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump sulmoi të shtunën pasardhësin e tij Joe Biden për situatëne krijuar në Afganistan. Reuters shkruan se gjatë një fjalimi që mbajti në Alabama, Trump e quajti tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani, si poshtërimin më të madh për politikën e jashtme amerikane.

“Largimi i Biden nga Afganistani tregon paaftësinë e madhe të udhëheqësit të një kombi. Kjo nuk është tërheqje. Ky ishte një dorëzim total,” tha ai.

Trump tha se talebanët, me të cilët kishte negociuar, e respektonin atë. Ai sugjeroi që marrja e shpejtë e Afganistanit nuk do të kishte ndodhur nëse ai ishte ende në detyrë.  

“Ne mund të kishim dalë me nder. Ne duhet të kishim dalë me nder. Dhe në vend të kësaj dolëm me të kundërtën e nderit,” tha Trump.

LAJMI KRYESOR: Kaos në aeroportin e Kabulit, 7 afganë shtypen nga turmat/ OKB thirrje për ndërhyrje: Strehim dhe ushqim para krizës humanitare që po vjen!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump joe biden talebanet pushtojne afganistanin donald trump joe biden talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll