Bota

Kaos në aeroportin e Kabulit, 7 afganë shtypen nga turmat/ OKB thirrje për ndërhyrje: Strehim dhe ushqim para krizës humani

22 Gusht 2021, 08:26 Nga DOSJA
Kaos në aeroportin e Kabulit, 7 afganë shtypen nga turmat/ OKB thirrje

AFGANISTAN- Kaos në Kabul, ku talebanët kanë marrë kontrollin e gjithçkaje, ndërsa perëndimi lufton të evakuojë qytetarët e tij. 7 civilë afganë kanë vdekur pasi janë shtypur nga turmat në Kabul, ndërsa të dëshpëruar mijëra afganë kërkojnë të largohen nga talebanët. Pamjet jashtë aeroportit janë kaotike. Janë rreth 4500 trupa amerikane dhe 900 ushtarë britanikë që po monitorojnë operacionet e shpëtimit për të realizuar fluturimet e evakuimit. 

Marry Ellen Mc Groarty, drejtoresha e programit të ushqimit në OKB bëri apel për një ndërhyrje të shpejtë, para se “të ndodhë një katastrofë e plotë humanitare”.  “Duhet ushqim dhe strehim”,-tha ajo.

“Ne duhet të dërgojmë furnizime në vend, jo vetëm në aspektin e ushqimit, por furnizimet mjekësore, furnizimet e strehimit. Kemi nevojë për para dhe na duhen tani. Vonesa për gjashtë apo shtatë javë, do të ishte tepër vonë për këta njerëz. Ata nuk kanë asgjë. Ne duhet të marrim ushqim tani dhe t’ua dërgojmë komuniteteve në provinca, para se rrugët të bllokohen nga bora.”, tha ajo.

Ndërkohë që SHBA vazhdon me operacionet e shpëtimit. 100 afganë kanë arritur në bazën ajrore të Ramstein në Gjermani të premten mbrëma. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. 

Teksa kufiri mes jetës dhe vdekjes në Afganistan është bërë thuajse i pakuptueshëm, një lajm i mirë vjen nga një avion amerikan që ishte nisur për Gjermani, ku një grua afgane i ka dhënë jetë një fëmije. Ajo ka kaluar dhimbjet e lindjes në avion dhe falë uljes së avionit nga piloti, gruaja dhe fëmija janë mirë. 

Ngjarjet në Afganistan kanë marrë një rrjedhë krejt tjetër prej gati 10 ditësh, që kur talebanët morën pushtetin. Kaos dhe terror mbizotëron në të gjitha qytetet, ku pushteti i ri do të udhëheqë me ligjet e sheriatit, ndërsa klasa politike e deritanishme ia ka mbathur nëpër botë. Më të rrezikuar në regjimin e talebanëve janë gratë dhe fëmijët. Jo më larg se dje, talebanët dogjën përsëgjalli një grua, pasi nuk iu pëlqeu gjella që ajo kishte gatuar për ta. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuimi i afganëve lufta ne afganistan evakuimi i afganëve lufta ne afganistan

Sondazh

Poll

Bota 22 Gusht 2021, 05:33

Qeveria e Kosovës ka miratuar të shtunën vendimin për zgjerim të listës së personave që do të strehojë përkohësisht nga Afganistani, si pasojë e krizës në këtë ...