Aktualitet

Familja e Xhuljano Bullarit hap dyert e mortit në Tiranë, 25-vjeçari përcillet drejt Tufinës në drekë

22 Gusht 2021, 10:13 Nga DOSJA
Familja e Xhuljano Bullarit hap dyert e mortit në Tiranë,

TIRANË– Familja e 25 vjeçarit të vrarë në Babicë të Vlorës ka hapur dyert e mortit. Banesa e tyre ndodhet në Babrru, në rrugën Vojo Kusho, ndërsa familjarët nuk pranojnë të flasin për mediat. Një i afërm ka dhënë deklaratën e tij për ‘Faxnews’ duke thënë se i riu nuk ka pasur asnjë konflitk me njeri.

“Nuk kishte asnjë konflikt me askënd. Makina brenda të cilës u gjet është e nuses dajës së tij. Familja nuk ka pasur dijeni për vendndodhjen. Ka marrë një telefonatë nga policia për të bërë identifikimin e një personi që ishte qëlluar në Vlorë“.

Xhuljan Bullari do të përcillet në banesën e fundit në Tufinë, në orën 15:00 të kësaj të Diele. Policia nuk përjashton mundësinë që i riu të jetë qëlluar nga një person që mund të ketë qenë ulur në sediljen e pasagjerit. Janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje përfshirë familjarë të viktimës.

Kush ishte në makinë me të? Ekzekutimi i Xhuljano Bullarit në Babicë të Vlorës! Shoqërohen 10 persona në polici, DYSHIMET: 25-vjeçari u qëllua nga pasagjeri

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari

Sondazh

Poll