Aktualitet

“U penduan që nuk u vaksinuan”/ Mjekët e familjes: Të vaksinuarit, e kalojnë shumë lehtë infektimin

21 Gusht 2021, 20:38 Nga DOSJA
“U penduan që nuk u vaksinuan”/ Mjekët e familjes: Të

TIRANË– Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga mbyllja e muajit të hapur të vaksinimit, mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik bëjnë thirrje që popullata të vaksinohet, pasi vaksina ul transmetueshmërinë e virusit, shmang hospitalizimin dhe nuk vë në rrezik jetën.

Por ka edhe pacientë që pasi infektohen duan të vaksinohen. Kjo nuk është e mundur. Vaksina bëhet pasi sëmundja kalon dhe pas rreth 3-6 muaj që i duhet organizmit të rikuperohet nga Covidi.

Është mjeku i familjes që e vendos kur do të bëhet vaksina dhe llojin e saj. Vaksina nuk është pasaportë për të udhëtuar, por është shpëtimi dhe shërimi ynë i vetëm nga Covid 19-ta,”- thotë mjekja e familjes.

Për ditë me radhë janë shënuar fatalitete dhe mbi 500 të infektuar me Covid në vendin tonë. Aktualisht të shtruar në spitalin Covid 1, janë 60 persona. Qytetet me numrin më të madh të të infekturve janë Tirana, Shkodra, Vlora dhe Durrësi.

Krahas qendrave të vaksinimit dhe atyre shëndetësore, janë hapur edhe 4 qendra specialitetesh në kuadër të vaksinimit masiv. Gati 1 milionë e 400 mijë qytetarë janë vaksinuar deri tani. Ekspertët thonë se pasojat e lirimit të masave gjatë sezonit të verës, do të ndihen në shtator, kur fillon edhe shkolla.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2021, 20:11

Nesër vijnë 100 afganë në Shqipëri

TIRANË– Dosja.al ka mësuar se nesër do të vijnë 100 emigrantë afgnë në Shqipëri. Ndryshe nga çfarë u raportuan më herët se në vendin tonë do të ulen...

Aktualitet 21 Gusht 2021, 18:59

Digjet makina në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan

TIRANË– Një makinë është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tunelit në aksin Tiranë-Elbasan.Pamjet e mëposhtme tregojn...