Aktualitet

Edhe një ditë ka mbetur nga koncerti i Bregoviç, të rinjtë korçarë ngrihen në protestë: Nuk e duam serbin

21 Gusht 2021, 17:34 Nga DOSJA
Edhe një ditë ka mbetur nga koncerti i Bregoviç, të

KORÇË– Të rinjtë korçarë janë të bindur se këngëtari serb Goran Bregociç nuk duhet të këndojë mbrëmjen e nesërme në Festën e Birrës. Në një video të publikuar nga JOQ në Facebook, shihen dhjetëra të rinj që kanë dalë të protestojnë, kur jemi vetëm një ditë larg këtij koncerti.

“Nuk e duam serbin, nuk e duam serbin,”- dëgjohet të thonë ata.

Bregoviç do të këndojë natën e fundit të festimeve të Festës së Birrës në Korçë dhe ardhja e tij në Shqipëri ka sjellë mjaft revolta. Serbi nuk do të këndojë falas për popullin shqiptar më 22 gusht. Bileta për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja).

Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha dhe se pavarësisht revoltave, koncerti i Bregoviç nuk do të anulohet. Kosova ka kërkuar që të respektohet ndjeshmëria e viktimave të luftës, kurse në Shqipëri ka pasur zëra për dhunë. Një prej tyre ishte edhe reperi Noizy.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet goran bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic goran bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2021, 16:03

TIRANË– 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh janë arrestuar në flagrancë nga të cilët, 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 10 për drejtim mjeti në gje...

Aktualitet 21 Gusht 2021, 15:34

TIRANË– Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Në ditën e nisjes s...