Aktualitet

Nis pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, besimtarët bëjnë kurbane dhe falen për mirësi, Baba Mondi: Gjetshi paqe e dashuri. R

21 Gusht 2021, 06:00 Nga DOSJA
Nis pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, besimtarët bëjnë

TIRANË– Sot ka nisur pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve. Festa ka nisur që më 18 gusht, por ditët më kulminante janë datat 21, 22 dhe 23, kur besimtarët ngjitën në Malin e Tomorrit.

Ky pelegrinazh mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria e jo vetëm. Besimtarët ngrenë çadra dhe qëndrojnë në këtë vend ku kryejnë kurbanin e festës.

Në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet, ku çdo besimtar lutet për shëndet, mirësi e paqe. Policia e Shtetit ka njoftuar se ka marrë masa për mbarëvajtjen e fluksit të lartë të qytetareve që shkojnë në peligrinazh duke rritur prezencën e saj në rrugë.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Ai shprehet se uron që të gjithë shqiptarët e njerëzimi në mbarë botën të kenë paqe e dashuri mes njëri tjetrit. Vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rrugës së re për në malin e Tomorrit për të përshëndetur mëngjesin e sotëm dhe për të uruar një fundjavë të mbarë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama pelegrinazhi ne malin e tomorrit edi rama pelegrinazhi ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2021, 16:03

TIRANË– 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh janë arrestuar në flagrancë nga të cilët, 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 10 për drejtim mjeti në gje...

Aktualitet 21 Gusht 2021, 15:34

TIRANË– Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Në ditën e nisjes s...