Frikë nga sulmet? Bashkia Korçë ’qetëson’ shqiptarët: Goran Bregoviç do të këndojë dhe shqip, ja çfarë kënge ka
21 Gusht 2021, 17:16Nga DOSJA
KORÇË– Bashkia Korçë ka tentuar të qetësojë shqiptarët që kanë qenë kundër pranisë së këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë. Në një postim në rrjetet sociale, ndoshta nga frika sa nata e 22 gushtit mund të shoqërohet me përplasje, Bashkia Korçë ka njoftuar se Bregoviç do të këndojë dhe shqip.
Bëhet fjalë për një këngë të vjetër të kënduar nga Bijelo Dugme dhe e shkruar nga Agron Berisha shumë vite më pare me titull “Kosovska”.
“KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë. Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt. Sot dhe nesër për të përballuar kërkesat e shumta do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit edhe në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe tek biletaritë e dedikuara pranë City Center nga ora 18.00 e në vazhdim. A e din se t’gjithë do të jenë atje Për ne të dy do të ketë hare Shkojmë së bashku një, dy, tre! Roke mandolinën Bjeri bjeri bjeri çifteliës Të gjithë do t’këndojmë kënga le t’jehojë Kënga le t’jehojë – Çdo gjë mund të jetë Roken-roll,”- shkruan Bashkia e Korçës.
Bregoviç do të këndojë natën e fundit të festimeve të Festës së Birrës në Korçë dhe ardhja e tij në Shqipëri ka sjellë mjaft revolta. Serbi nuk do të këndojë falas për popullin shqiptar më 22 gusht. Bileta për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja). Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha dhe se pavarësisht revoltave, koncerti i Bregoviç nuk do të anulohet. Kosova ka kërkuar që të respektohet ndjeshmëria e viktimave të luftës, kurse në Shqipëri ka pasur zëra për dhunë. Një prej tyre ishte edhe reperi Noizy.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Sot ka nisur pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve. Festa ka nisur që më 18 gusht, por di...
TIRANË– Teksa Shqipëria është në prag të një vale tjetër të Covid, ekspertët e vendosin theksin tek masat që duhet të merren për Vjeshtë-Dimrin.Skënder Bra...
Aktualitet21 Gusht 2021, 16:03
TIRANË– 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh janë arrestuar në flagrancë nga të cilët, 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 10 për drejtim mjeti në gje...
TIRANË– Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar pak orë pasi një qytetar i prezantuar si Bilal Gjuzi, e denoncoi publikisht se po i merr pronën që e...
Aktualitet21 Gusht 2021, 15:34
TIRANË– Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Në ditën e nisjes s...
SHQIPËRI– 2 mijë e 477 viktima, 5 mijë e 129 raste aktive dhe 131 mijë e 184 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pan...
TIRANË– Videoja që po shikoni po shpërndahet masivisht në rrjetet socaile, për shkak të përmbajtjes së saj. Aty tregohet një punonjës zjarrfikëseje që po s...
Babai i Bullarit ka treguar jashtë kamerave se i biri kishte në plan të largohej nga Shqipëria dhe të ikte në Gjermani tek i vëllai.“Është larguar nga shtë...
TIRANË– Babai i Xhuljano Bullarit, 25-vjeçarit që u vra sot në Babicë të Vlorës, ka marrë vesh lajmin e kobshëm teksa gazetari i Syri TV po e raport...
TIRANË– Xhuljano Bullari, 25-vjeçari që u ekzekutua sot në Babicë të Vlorë ishte nisur për në Itali. Mësohet se kjo ka qenë ajo që u ka thënë familj...