Bota

Këto pesë motra rrezikojnë të kthehen skllave seksi në duart e talebanëve, presin për ndonjë mrekulli në aeroportin e K

21 Gusht 2021, 20:28 Nga DOSJA
Këto pesë motra rrezikojnë të kthehen skllave seksi në

AFGANISTAN– Pesë motra nga Afganistani kanë rrëfyer se po përpiqen dëshpërimisht që të largohen nga vendi i tyre pas pushtimit nga talebanët. Në një rrëfim për MailOnline, ato shprehen se talebanët u kanë djegur shtëpitë dhe se mund të përfundojnë skllave seksi në duart e tyre.

Gratë janë Hazaras, një grup paqësor etnik shiit që jetojnë në Hazarajat në Afganistanin qendror midis maleve Hindu Kush. Aaina Sheikh, 19 vjeç, njëra prej tyre, nxënëse e shkollës së mesme, tha se ishte në aeroport me katër motrat dhe vëllain e saj.

“Ne duam të shkojmë në Amerikë, nuk mund të qëndrojmë këtu,”- tha ajo.

Ata nuk kanë as pasaporta, aq më pak dokumentacionin e vizave që do t’i lejonte ata të udhëtonin, por shpresojnë për një mrekulli.

“Deri javën e kaluar ne jetonim të lumtur në shtëpinë tonë dhe pastaj talebanët erdhën dhe e dogjën. Prindërit tanë na thanë të largoheshim sepse kishin frikë për jetën tone,”- tregon 19-vjeçarja.

“Ne kemi disa para të cilat po i shpenzojmë nuk e di sa kohë do të zgjasin. Ne jemi shumë të rinj për të kujtuar talibanët më parë, por prindërit tanë na kanë treguar se si ata vranë kaq shumë njerëz Hazara në të kaluarën,”- thotë ajo më tej.

Motra e Aaina, Hafizah, 23 vjeç po studionte shkenca kompjuterike në një universitet politeknik në Kabul, ndërsa motrat e saj të tjera, binjakët Haëa dhe Latifa, 20 vjeç dhe 18-vjeçarja Marjaan, janë gjithashtu studente. Tashmë atyre u janë prerë ëndrrat dhe presin mes turmës në aeroportin e Kabulit se mos ndoshta mrekullisht lejohet të thipin në ndonjë avion dhe largohen në SHBA-.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll