Aktualitet

Shqipëria në prag të valës tjetër të Covid, Brataj: Të vaksinohen edhe gratë shtatzëna, na presin masa të tjera në vj

21 Gusht 2021, 16:17 Nga DOSJA
Shqipëria në prag të valës tjetër të Covid,

TIRANË– Teksa Shqipëria është në prag të një vale tjetër të Covid, ekspertët e vendosin theksin tek masat që duhet të merren për Vjeshtë-Dimrin.

Skënder Brataj, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve thotë se fokusi duhet te jetë vaksinimi sa më masiv, duke përfshirë tashmë edhe gratë shtatzënë.

“Në Vjeshtë-Dimër duhet të përballemi me tre probleme. Me përqindjen e të vaksinuarve, kohëzgjatjen e tyre, me imunitetin e tyre dhe format rezistence në variantet e tjera. Delta në krahasim me variantin Alfa, ka një r 0.7, shpërndarja kaq e lartë nuk të lejon që të kesh shumë rezultate në vaksinim”.

Studimet kanë treguar se imuniteti nga vaksinat zgjat deri në 8 muaj. Por Brataj thotë se në fokus duhet të jenë edhe personat që janë ende të dyzuar apo ata që e bënë vaksinën ndër të parët.

“Në Izrael është bërë një studim që vërteton se imuniteti është 8-9 muaj. Për ata që janë vaksinuar dhe kalon ky muaj do shihet se çfarë do të bëhet. Fakti që kërkuam vaksinim që në fillim ka patur përkrahje”.

Për shkak të përhapjes së variantit Delta, në 10 ditët e fundit të muajit Gusht janë regjistruar 4149 raste dhe 15 viktima. Sipas autoriteteve, të shtruarit në spital dhe viktimat janë të pavaksinuar.

Marrë nga TVKLAN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skende brataj koronavirusi ne shqiperi skende brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2021, 16:03

TIRANË– 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh janë arrestuar në flagrancë nga të cilët, 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 10 për drejtim mjeti në gje...

Aktualitet 21 Gusht 2021, 15:34

TIRANË– Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Në ditën e nisjes s...