Bota

I akuzuar për krime lufte, Vuçiç e merr në mbrojtje dhe refuzon ta ekstradojë në Bosnje Dusko Kornjaçën: Ai është mjek

21 Gusht 2021, 12:30 Nga DOSJA
I akuzuar për krime lufte, Vuçiç e merr në mbrojtje dhe

SERBI-Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se nuk do të ekstradojë në Bosnje të paditurin për krime lufte Dusko Kornjaça, komandanti i kohës së luftës i komunës Çajniçe, për të cilin Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër për vrasjet dhe persekutimin e joserbëve.

Kjo u konfirmua sot Vuçiç, i cili tha se Dusko Kornjaça është shtetas i Serbisë, ekstradimin e të cilit, sipas tij, e kërkon BH dhe opozita pro-perëndimore, por ai është një “mjek me reputacion”.Ai gjithashtu foli rreth komenteve se mbron kriminelët e luftës duke thënë se ai nuk mbronasgjë por respekton disa parime.

“Sipas cilit ligj më kërkoni të arrestoj serbët? Unë nuk do, dhe nuk kam të drejtë sipas asnjë ligji të Republikës së Serbisë. Unë nuk mbroj, por respektoj disa parime. Unë nuk do të dëgjoj më teoritë se Serbia ka më shumë kriminelë lufte. Unë nuk do, nuk do të kem një teori të tillë dhe ju nuk mund të më bëni asgjë”.-tha Vuçiç

Aktakuza e ngarkon të akuzuarin Dusko Kornjaça që në periudhën nga mesi i prillit 1992 deri në fund të qershorit 1992 në komunën e Shajniçes, si pjesë e një sulmi të përhapur dhe sistematik nga Mbrojtja Territoriale dhe Stacioni Policor i Komunës Serbe të Çajniçe.  Dusko Kornjaça jeton lirisht në Novi Sad prej vitesh, ku punon si mjek në një poliklinikë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dusko kornjaça aleksander vucic dusko kornjaça

Sondazh

Poll