Bota

“Nuk më ka mbetur rrugë tjetër veç të largohem”/ Mësuesja në Kabul: Jemi si të burgosur, mendoj se për gratë gjith

21 Gusht 2021, 10:17 Nga DOSJA
“Nuk më ka mbetur rrugë tjetër veç të

AFGANISTAN– Drejtuesit e programit ‘BBC Radio 4 Today’ kanë arritur të kontaktojnë me një profesoreshë, e cila ka mbetuar aktualisht në Kabul ku ka fiolur për sitatën në vend dhe për arsye sigurie kë dashur të mbetet anonime.

Ajo tha se situata atje ka ndryshuar për dy ditë sa hap e mbyll sytë. E pyetur se si është për gratë që vendosin të largohen nga shtëpia dhe të dalin në rrugë, ajo tha se një nga shoqet e saj që doli në Kabul u fye nga Talebanët. Ata po e pyesnin pse ishte jashtë pa bashkëshort, baba apo vëlla dhe pse nuk po mbante hixhabin e saj, tha ajo.

Duke parë të ardhmen, ajo tha se ishte sikur të ishin kthyer përsëri në vitin 2001 dhe priste që gjërat të përkeqësoheshin.

“Ne jemi të bllokuar në shtëpi. Ne jemi si të burgosur. Ne nuk mund të dalim jashtë. Ne nuk mund të shkojmë në banka, spitale, universitete, shkolla, gjithçka është mbyllur. Unë kisha një punë, do të shkoja në universitet, por u mbyll gjithçka. Kështu që tani jam në shtëpi dhe është shumë e vështirë ta vuaj këtë gjë. Unë jam e shqetësuar për qëllimet, ëndrrat dhe ambiciet e mia, mendoj se për gratë gjithçka ka përfunduar”

Duke pasur mundësinë, profesoresha tha se do të largohej nga vendi sepse nuk i kishte mbetur “rrugë tjetër” dhe tha se koha po mbaronte.

Lajmi kryesor: Kaosi në Afganistan/ Dëshpërimi i qytetarëve që presin në rradhë për evakuim! NATO bën thirrje për paqe, anti-talebanët marrim 3 distrikte, vrasin 15 luftëtarë

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota profesoresha ne afganistan talebanet pushtojne afganistanin profesoresha ne afganistan talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 21 Gusht 2021, 09:03

AFGANISTAN– Prej 6 ditësh është krijuar një situatë kaotike dhe tensionuese në Afganistan, ku talebanët po rritin presionin nga momenti në moment, ndërsa nga an...