Bota

Humbja në Afganistan godet rëndë figurën e Biden, mbështetja e amerikanëve bie në  49% që nga marrja e detyrës

21 Gusht 2021, 08:59 Nga DOSJA
Humbja në Afganistan godet rëndë figurën e Biden,

SHBA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pohoi dje evakuimi masiv nga Afganistani nuk është pa rrezik humbjeje jete. Por duket se përvec kostove në jetë njerëzish dhe atyre monetare, një goditje të fortë ka marrë dhe popullariteti i Biden.

Suporti ndaj Biden ka rënë në 49%  që nga marrja e detyrës, sipas sondazheve “FiveThirtyEight” , duke treguar se shumë votues kanë dyshime në lidhje me udhëheqjen e tij, thuhet nga BBC.

Mbështetja në vend e Biden ka rënë ndjeshëm pas lajmit mbi tërheqjen e trupave nga Afganistani, dhe duket se presidenti po përpiqet të fitojëmbrapsht dashurinë e amerikanëve. Fjalimi i fundit i Joe Biden pati nota dhembsurie dhe keqardhjeje për fotot ku qytetarët afganë bien nga aeroplani teksa përpiqen të lënë vendin.

Presidenti tha se lajmet nga Kabuli në ditët e fundit ishin “zemërthyese”.  Joe Biden tha se nuk mendonte se dikush mund t’i shihte ato fotografi dhe të mos ndjente dhimbje. E ndërsa në fjalimin e tij të fundit ndihen nota empatie që të kujtojnë presidentin në fillimet e tij, duket se është shumë vonë teksa popullariteti dhe besueshmëria e tij vazhdojnë të bien. esidenti tha se lajmet nga Kabuli në ditët e fundit ishin “zemërthyese”.

Joe Biden tha se nuk mendonte se dikush mund t’i shihte ato fotografi dhe të mos ndjente dhimbje. E ndërsa në fjalimin e tij të fundit ndihen nota empatie që të kujtojnë presidentin në fillimet e tij, duket se është shumë vonë teksa popullariteti dhe besueshmëria e tij vazhdojnë të bien.

(m.k;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bie mbeshtetja e biden joe biden bie mbeshtetja e biden joe biden

Sondazh

Poll

Bota 21 Gusht 2021, 09:03

AFGANISTAN– Prej 6 ditësh është krijuar një situatë kaotike dhe tensionuese në Afganistan, ku talebanët po rritin presionin nga momenti në moment, ndërsa nga an...