Bota

Tragjedi në ishujt Kanarie, 52 emigrantë mbyten pas rrëzimit të gomones, shpëton për mrekulli një grua

21 Gusht 2021, 09:30 Nga DOSJA
Tragjedi në ishujt Kanarie, 52 emigrantë mbyten pas rrëzimit

SPANJË – Një gomone u fundos në thellësi të Oqeanit Atlantik, duke shkaktuar një tragjedi me 52 të mbytur dhe vetëm një të mbijetuar pasi nuk arriti të dilte në brigjet e ishujve Kanarie. 

Një grua, që është e vetmja e mbijetuar deri më tani, i tha Shërbimit Spanjoll të Shpëtimit Detar se varka ishte nisur  nga Afrika një javë më parë me 53 emigrantë.

35 burra, 16 gra dhe një fëmijë mendohet të jetë numri i viktimave të mbytura,  por asnjë trup tjetër nuk është gjetur ende.

Këtë vit më shumë se 7,500 emigrantë kanë tentuar të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm për të mbërritur në Ishujt Kanarie,  dy herë më shumë se në vitin 2020.

Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin raportoi se të paktën 250 emigrantë vdiqën në rrugën drejt arkipelagut spanjoll në gjashtë muajt e parë të 2021.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota tragjedi ne ishujte kanarie tragjedi ne ishujte kanarie

Sondazh

Poll

Bota 21 Gusht 2021, 09:03

AFGANISTAN– Prej 6 ditësh është krijuar një situatë kaotike dhe tensionuese në Afganistan, ku talebanët po rritin presionin nga momenti në moment, ndërsa nga an...