Bota

21 Gusht 2021, 09:03 Nga DOSJA

AFGANISTAN– Prej 6 ditësh është krijuar një situatë kaotike dhe tensionuese në Afganistan, ku talebanët po rritin presionin nga momenti në moment, ndërsa nga ana tjetër janë shtetet perëndimore të cilat po nxitojnë të evakuojnë qytetarët nga vendi.

Turma të mëdha njerëzish i drejtohen aeroportit për tu larguar nga vendi dhe situatë tensionuese është krijuar dhe brenda në ambjentet e tij ku të gjithë luftojnë për tu larguar të parët. Kjo vjen si pasojë nga frika e talebanëve të cilët kanë shkuar derë më derë dhe kanë kërcënuar çdo familje. 

Fillimisht talebanët premtuan se do të qeverisnin paqësisht në vend por ‘harruan’ shumë shpejt dhe përdorën dhunë kundrejt qytetarëve afganë, ku sipas raportimeve 12 persona janë vrarë gjithsej dhe janë plagosur disa të tjerë. Familjarët në pamundësi për tu larguar të gjithë nga vendi, po mundohen të paktën të kalojnë fëmijët e tyre drejt aeroportit që të mund ë arratisen drejt vendeve perëndimore.

Nga ana tjetër ka nisur edhe kundërsulmi. Luftëtarë opozitarë, besnikë ndaj qeverisë së përmbysur të Afganistanit rimorën ditën e djeshme tre rrethe veriore nga talebanët, vetëm disa ditë pasi grupi islamik rivendosi kontrollin e tij mbi pjesën më të madhe të vendit. Llogaritë pro-talebanëve në median sociale konfirmuan përmbysjen ushtarake në provincën Baghlan në veri. Ata thanë se të paktën 15 luftëtarë talebanë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në atë që e përshkruan si tradhti të amnistisë së shpallur për anëtarët e ish-qeverisë afgane.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e quajti situatën jashtë aeroportit të Kabulit si  “shumë të rëndë dhe të vështirë”, pasi disa vende anëtare kërkuan që evakuimet të vazhdojnë përtej një afatit të 31 gusht.

Në mes të kësaj situate të rëndë  në Kabul ka mbërritur edhe Abdul Ghani Baradar, i treguar nga shumë njerëz si udhëheqësi i ri i qeverisë. Kreu i zyrës politike të talebanëve do të zhvillojë bisedime për të formuar një qeveri të re në Kabul.

Biden nuk ka hequr dorë nga afati pavarësisht thirrjeve nga ndërkombëtarët dhe brenda vendit po ashtu për të mbajtur trupat në Afganistan për aq kohë sa është e nevojshme për të sjellë në shtëpi çdo amerikan. Ai tha se nuk mund të parashikonte rezultatin përfundimtar në Afganistan, ku Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë zhvilluar një luftë 20-vjeçare.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll