Bota

Kina i del ne krah talebanezëve! Debate të forta brenda vendit, ‘frikë’ për ekstremizëm

21 Gusht 2021, 08:11 Nga DOSJA
Kina i del ne krah talebanezëve! Debate të forta brenda vendit,

KINË- Media shtetërore dhe përpjekjet diplomatike për të rishkruar  të kaluarën e grupit dhe për ta paraqitur marrjen e pushtetit si “vendim popullor ” kanë hasur në kritika të ashpra në vend. Shumë njerëz të njohur me historinë e dhunës dhe shtypjes së grave nga organizatat militante i kanë dalë kundër kesaj perpjekjeje. Pekini ka vendosur prej kohësh një lidhje mes talebanëve dhe  Lëvizjes Islamike të Turkestanit Lindor, e fajësuar për sulmet terroriste në Xinjiang.

Tani, pas tërheqjes kaotike të trupave amerikanë, Kina po përqafon kthimin e talebanëve në sundim, një kthesë strategjike në politikën e Kinës që ka krijuar konfuzion dhe frikë në popull. Paqëndrueshmëria e vazhdueshme në Afganistan mund të ndikojë në Pakistanin fqinj, ku Kina ka 50 miliardë dollarë në investime në projektin “Belt and Roads”,  dhe  mund të krijojë ekstremizëm përtej kufirit.

The Taliban are cracking down on dissent in Afghanistan and carrying out reprisals, despite promising amnesty https://t.co/fX5vsNWqap pic.twitter.com/mGuxNBpOQt

— Bloomberg Quicktake (@Quicktake) August 20, 2021

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying përcolli disa  mesazhet zyrtare në një konferencë shtypi të enjten, duke i cilësuar talebanët si “më të qartë dhe racionalë” sesa gjatë periudhës së parë të tyre në pushtet 20 vjet më parë.”Disa njerëz theksojnë mosbesimin e tyre ndaj talebanëve afganë. Ne duam të themi se asgjë nuk është e pandryshueshme përgjithmonë, “tha Hua. “Ne duhet të shohim të kaluarën dhe të tashmen. Duhet të dëgjojmë fjalët por dhe të shikojmë veprat. ”

Më vonë të premten, ajo u përpoq të rifokusonte bisedën në dështimin e Amerikës për të imponuar demokracinë tek afganët. “Siç kanë treguar faktet, demokracia nuk ka një model të caktuar implementimi. Siç kinezët nuk pijnë dot qumështin e ftohtë as amerikanët nuk janë mësuar të hanë duke  përdorur shkopinj ,” tha ajo.

“People’s Daily”, media e Partisë Komuniste, postoi një video-histori të shkurtër të talebanëve të hënën, pa përmendur lidhjet e tyre me terrorizmin. Klipi prej 60 sekondash tha se grupi u formua gjatë luftës civile në Afganistan nga “studentët në kampet e refugjatëve” dhe u zgjerua me “mbështetjen e të varfërve”, duke shtuar se kanë qënë në  luftë me SHBA për 20 vjet, që nga ngjarjet e 11 shtatorit. ”

Postimi, i cili u fshi më vonë, u rendit si postimi i pestë më i shikuar në Weibo dhe shkaktoi një reagim të madh nga përdoruesit që pyesnin  pse gazeta e partisë u përpoq të “pastronte” grupin. Disa përmendën të kaluarën e tyre të dhunshme, duke përfshirë prerjen e kokave në rrugë, shkatërrimin e Budave Bamiyan dhe ndalimin e grave për të shkuar në punë dhe studiuar.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kina mbeshtet ekstremizmin kina mbron talebanet kina mbeshtet ekstremizmin kina mbron talebanet

Sondazh

Poll