Bota

Manjati i medias humb betejën me BBC, hetimi i brendshëm rrëzon pretendimet për dokumentarin ku Murdoch shfaqej si kërcëni

21 Gusht 2021, 07:43 Nga DOSJA
Manjati i medias humb betejën me BBC, hetimi i brendshëm rrëzon

BRITANI E MADHE– Rupert Murdoch ka humbur mosmarrëveshjen me BBC ku kundërshtonte serinë e dokumentarëve ku ai shfaqej si një ” kërcënim për demokracinë liberale”. Murdoch u ankua se dokumentari i BBC Tëo sugjeronte pa të drejtë se manjati i medias kishte “ushtruar ndikim politik keqdashës”, përmes pronësisë së tij në media. Ai u ankua se programi i BBC ishte i njëanshëm dhe nuk arriti t’i jepte peshë të mjaftueshme vlerësimeve më pozitive të karrierës së Murdoch.

Kompania e tij, “News Uk” kundërshtoi disa nga gjetjet e dokumentarit, ku kritikat për ndikimin e Murdoch në industrinë e medias në të gjithë botën janë të zakonshme, ajo që ishte e veçantë ishte fakti se 90-vjeçari zgjodhi ta ndjekë kundërshtinë e tij përmes një procesi ankimimi tek BBC.

Pas rrëzimit të ankesës së tij, ai ka në plan të ndërmarrë një akt ekstrem siç është refuzimi i gjetjeve të BBC dhe ngritja e ankesës në Ofcom, duke futur në një përplasje 3 forca të mëdha mediatike në Britaninë e Madhe.

Seria e dokumentarëve me 3 pjesë, me titull “Ngritja e Dinastisë Murdoch” , u transmetua për herë të parë në korrik 2020, por njësia e brendshme e ankesave editoriale të BBC-së, e ka dhënë vetëm sot në lidhje me kërkesën, nëse përmbajtja e saj i plotësonte standardet e transmetuesit publik.

Njësia e hetimit në BBC hodhi poshtë shumicën e kundërshtive të kompanisë së Murdoch, se dokumentari ishte i padrejtë. Kompania arsyesonte se dokumentari iu dha shumë peshë kundërshtarëve të Murdoch si dhe u dha  shumë besim pikëpamjeve të njerëzve të lidhur me fushatën e rregullimit të shtypit Hacked Off.

“Disa kontribues shprehën në dokumentar shqetësimin e tyre për natyrën ndikuese të zotit Murdoch, por kjo ishte një çështje e mendimit personal, të cilin kontribuesit individualë kishin të drejtë të shprehnin, dhe jo një kriter për të nxjerrë një linjë redaktimi nga ana e krijuesve të programeve,”-vëren BBC në hetim. 

Por, sidoqoftë, njësia e ankesave u shpreh në favor të Murdoch nëë një aspekt. Ata pranuan që dokumentari shkoi “shumë larg” duke nënkuptuar se një seri historish tabloidesh “të turbullta” në Sun dhe News of the World në pronësi të Murdoch, duke ekspozuar jetën private të deputetëve konservatorë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 1997, ishin lidhur me vendimin e Murdoch për të mbështetur Punën e Re të Tony Blair. Versioni i dokumentarit që është akoma i disponueshëm në shërbimin iPlayer të BBC është redaktuar për të hequr këtë seksion.

Një zëdhënës i Neës UK tha se BBC kishte lejuar që një pasaktësi të qëndronte për më shumë se një vit: “Serisë dokumentare të BBC i mungonte paanshmëria që BBC pretendon të mbajë përmes udhëzimeve të saj editoriale dhe përgjigja e plotë ndaj ankesës sonë është zhgënjyese dhe e pakënaqshme. Tani do ta paraqesim ankesën tonë për shqyrtim të pavarur nga Ofcom. “

Përshtati nga The Guardian: F.g/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rupert murdoch rupert murdoch

Sondazh

Poll