Bota

Ekipi i vajzave të robotikës afgane kërkoi ndihmë! Katari merr shpejt masat, dërgon aeroplan, i shpëton nga ‘pushtim

21 Gusht 2021, 06:09 Nga DOSJA
Ekipi i vajzave të robotikës afgane kërkoi ndihmë! Katari

KATAR– Nëntë anëtaret e një ekipi robotik afgan kanë mbërritur në Katar. Kjo është konfirmuar nga vetë ekipi i vajzave. Fluturimi i tyre jashtë Afganistanit u organizua nga qeveria e Katarit, e cila përshpejtoi vizat dhe dërgoi një nga aeroplanët për ti marrë. Ekipi u bë titulli i parë në 2017 pasi fitoi një çmim special në një konkurs ndërkombëtar të robotikës në SHBA.

Vajzat janë vlerësuar gjerësisht si një shembull i shkëlqyer i potencialit të arsimimit të grave në Afganistan.

Largimi i anëtarëve të ekipit, të moshës 15 deri në 19 vjeç, si dhe një mësuesi 25-vjeçar, vjen pas përkeqësimit të situatës në Kabul.

Në një deklaratë, organizata, Fondi Digital Citizen (DCF) me qendër në SHBA, tha se ishte ekipi që kërkoi ndihmë nga Katari më 12 gusht, vetëm tre ditë para pushtimit së Kabulit nga talebanët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll