Aktualitet

Kultivuan lëndë narkotike në lumin Drin! U zbuluan nga DRONËT, policia arreston 4 persona të fisit Tanushi në Dibër

21 Gusht 2021, 07:20 Nga DOSJA
Kultivuan lëndë narkotike në lumin Drin! U zbuluan nga

DIBËR– Katër persona të fisit Tanushi në Dibër kanë përfunduar pas hekurave pasi policia zbuloi se ata kishin kultivuar lëndë narkotike. Bujar Tanushi, 35 vjeç, Edmond Tanushi, 37 vjeç, Rrahman Tanushi, 27 vjeç, Fitim Tanushi, 23 vjeç, të gjithë banues në fshatin Zall Reç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike në bregun e lumit Drini i Zi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet masive të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Vihen në pranga 4 shtetas. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në bregun e lumit Drini i Zi, në fshatin Draj Reç, disa shtetas kishin kultivuar bimë narkotike, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër dhe Komisariati i Policisë Dibër, ushtruan kontroll të imtësishëm të zonës me dronë dhe nga efektivët në këmbë.Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë konstatuan një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ku falë veprimeve të shpejta u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :Bujar Tanushi, 35 vjeç; Edmond Tanushi, 37 vjeç; Rrahman Tanushi, 27 vjeç; Fitim Tanushi, 23 vjeç; të gjithë banues në fshatin Zall Reç, Dibër.Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike në bregun e lumit Drini i Zi.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne diber bujar tanushi edmond tanushi fitim tanushi rrahman tanushi arrestim ne diber bujar tanushi edmond tanushi fitim tanushi rrahman tanushi

Sondazh

Poll