Bota

“Flamuri ynë është identiteti ynë”, gratë afgane dalin në protestë: Na vrisni këtu ku jemi

20 Gusht 2021, 15:42 Nga DOSJA
“Flamuri ynë është identiteti ynë”, gratë

AFGANISTAN- Qytetarë të shumë afganë kanë dalë në protesta masive me flamurin e Afganistanit. Scroll shkruan se duke mbajtur flamuj të shumtë afganë në duar, gratë kanë kërkuar që tu kthehet jeta e tyre pas. Me frazat “Flamuri ynë, identiteti ynë”, “Kjo situatë për ne, është më keq se vdekja” dhe “Na vrisni këtu ku jemi” njerëz të shumtë kanë brohoritur ditën e djeshme në Afganistan.

Demonstruesit në Kabul dhe qytete të tjera afgane dolën në rrugë të enjten teksa vendi festoi Ditën e Pavarësisë, e cila përkujton traktatin e vitit 1919 që i dha fund sundimit britanik në vend. Në Kabul, qindra demonstrues parakaluan një flamur kombëtar 100 metra të gjatë në shenjë proteste kundër marrjes së vendit nga talebanët.

Por protestat nuk kaluan të gjitha në heshtje dhe pa reagime mbrapsht nga ana e talebanëve, pasi në Asadabad në provincën Kunar, militantët hapën zjarr mbi turmat protestuese, duke vrarë disa njerëz.

LAJMI KRYESOR: Talebanët kërkojnë derë më derë ata që punuan me NATO-n! Evakuohen 18,000 njerëz nga Kabuli, SHBA: Forcat amerikane do jenë në Afganistan dhe pas 31 gushtit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll