Bota

NATO: Talebanët të mbaojnë premtimet e tyre, Afganistani nuk duhet të bëhet strehë për terrorizmin

20 Gusht 2021, 15:31 Nga DOSJA
NATO: Talebanët të mbaojnë premtimet e tyre, Afganistani nuk

BRUKSEL- Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh se shpejtësia me të cilën talebanët arritën që të marrin kontrollin e Afganistanit nuk ishte parashikuar. CNN shkruan se sipas Stotlenberg një vlerësim i plotë i angazhimit të NATO-s në Afganistan do të kryehet.

“Ka pyetje të vështira që duhet t’i bëjmë vetes lidhur me angazhimin tonë në Afganistan. Ne ishim me sy të qartë për rreziqet e tërheqjes së trupave tanë, por shpejtësia e kolapsit të udhëheqjes politike dhe ushtarake afgane dhe forcave të armatosura nuk ishte parashikuar. Ka shumë mësime për të mësuar dhe kam ndërmend të bëj një vlerësim të plotë të angazhimit të NATO -s në Afganistan,” tha ai.

Stoltenberg gjithashtu theksoi se sytë e botës janë drejtuar në Afganistan, si dhe u bëri thirrje talibanëve t’i japin fund dhunës dhe të mbrojnë të drejtat themelore të të gjithë afganëve.

“Ne presim që talebanët të respektojnë angazhimet e tyre dhe të sigurojnë që Afganistani të mos bëhet përsëri një strehë e sigurt për terrorizmin ndërkombëtar,” shtoi Stoltenberg.

LAJMI KRYESOR: Talebanët kërkojnë derë më derë ata që punuan me NATO-n! Evakuohen 18,000 njerëz nga Kabuli, SHBA: Forcat amerikane do jenë në Afganistan dhe pas 31 gushtit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jens stoltenberg nato talebanet pushtojne afganistanin jens stoltenberg nato talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll