Aktualitet

Plagosje me thikë në Sarandë/ 16-vjeçari përfundon në spital, arrestohet autori

20 Gusht 2021, 12:07 Nga DOSJA
Plagosje me thikë në Sarandë/ 16-vjeçari përfundon

SARANDË– Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në qytetin bregdetar të Sarandës. Mësohet se pas një konflikti të çastit, dy të mitur janë përfshirë në një sherr me thika. I plagosur ka mbetur një 16-vjeçar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, në lagjen nr.3, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij. Autori i ngjarjes është vënë në pranga nga policia e Sarandës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi më mjet prerës (thikë) një 16-vjeçar, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale O. H., 16 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas, në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, në lagjen nr.3, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij, shtetasin e mitur me iniciale B. A., 16 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vrasje me dashje” , e mbetur në tentativë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sarande sherr ne sarande sarande sherr ne sarande

Sondazh

Poll