Aktualitet

U akuzua si kreu i grupit kriminal të prostitucionit! Dënohet me 14 vite burg “Dan Bilzerani” i Shkodrës

20 Gusht 2021, 11:42 Nga DOSJA
U akuzua si kreu i grupit kriminal të prostitucionit! Dënohet me 14

SHKODËR– Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 14 vite burg shtetas Rinard Tota, i njohur edhe me emrin Frederik Tota. Nga 14 vite që është dënuar, 54-vjeçari do të bëjë 9 vite, për shkak se pjesën tjetër e ka shlyer gjatë kohës së paraburgimit.

Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar, nga 5 vite burg që kishte kushëriri i Frederik Totës, shtetasi Kastriot Musa, me 7 vite burg për veprën penale “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”. Ky i fundit do të duhet që të bëjë afërsisht edhe dy vite burg, sepse pjesën tjetër e ka shlyer në paraburgim.

Sonila Mehja, 36 vjeçe, është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Apelit në Shkodër, nga 9 që i ka dhënë Shkalla e Parë për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtjes së lokalit për prostitucionit”.

Frederik Tota u arrestuar në nëntor të vitit 2017 në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në operacionin e koduar “Balerinat”.

Policia në atë operacion arrestoi në total shtatë persona, ku tre prej tyre, Frederik Tota i shpallur fajtor nga gjykata si kreu i këtij grupi kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit, kushëriri i tij Kastriot Musa dhe Sonila Mehja kanë marrë pjesën më të madhe të dënimit, ndërsa katër të tjerët janë dënuar me pak muaj apo shërbim prove. Shtetasi Frederik Tota, që u dënua me 14 vite burg, asnjëherë nuk ka pranuar qoftë në Shkallën e Parë, por edhe në Gjykatën e Apelit, akuzat e ngritura ndaj tij, duke i mohuar me forcë, duke thënë se nuk është kreu i grupit kriminal të prostitucionit dhe se lokali i tij nuk ka pasur atë funksion.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet frederik tota rinard tota sonila mehja frederik tota rinard tota sonila mehja

Sondazh

Poll