Qeveria nxiton me shpronësimin e “Sarajeve”, botohet në Fletoren Zyrtare kërkesa e Bashkisë për të likujduar pronarët
20 Gusht 2021, 10:00Nga DOSJA
TIRANË- Qeveria ka botuar zyrtarisht kërkesën e Bashkisë Tiranë për shpronësimin e pronarëve të godinës historike të njohur si “Sarajet e Toptanëve”. Në Fletoren Zyrtare, Agjencia Shtetërore për Shpronësimet ka shpallur kërkesën e bashkisë dhe kërkon të vëjë në dijeni pronarët për vlerësimin dhe për shumën e parave që do të përfitojnë. Vlera e shpronësimit për pronarët e “Sarajeve”, është gati 1.8 miliardë lekë. Godina preket tashmë nga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”.
SHPALLJA NË FLETOREN ZYRTARE:
Fletorja Zyrtare Viti 2021–Numri 130Faqe|13436 KËRKESËNr.33/5, datë 19.8.2021PËR SHPRONËSIM PUBLIK Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik,të pasurive të paluajtshme, pronë private, që prekennga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”. Subjekti kërkues i këtij projekti ështëBashkia Tiranë.
Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen,sipas vlerësimitparaprak të llogaritur, bazuar në VKM-nënr. 89, datë 3.2.2016,“Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000 “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të tëdrejtave të personave të tretë, për interes publik”, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar me çmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore,Tirana Veri, me shkresën nr. 2482/5 prot.., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur .
Vlera totale paraprake e shpronësimit është178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) leke.
Kërkesa e Bashkisë për shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve vjen tre ditë pas zjarrit që përfshiu godinën historike, monument kulture në zemër të Tiranës. Pas flakëve që ranë në mesnatë në ndërtesë, ende nuk është kapur autori, megjithëse u filmua në kamera teksa largohej pasi i vuri flakën godinës. Zjarri u shua nga shoqëria civile, ndërsa ende nuk ka një dakordësi mes pronarëve dhe bashkisë për çështjen e shpronësimit. Sapo zjarri u shua, kryebashkiaku Erion Veliaj, nxitoi të deklaronte se godina do i merrej pronarëve dhe do ti kalonte bashkisë.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– INSTAT ka publikuar raportin ku bëhet e ditur se numri i vizitorëve në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur me 3,9 herë, në krahasim me të ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka refuzuar ekstradimin e shtetasit egjiptian Mohamed Rageh. Rageh akuzohet për vrasje dhe që për shkak të rrezikimit të je...
BERAT– Qytetarët afganë që do të vijnë në Shqipëri, do të akomodohen fillimisht në qytetin e Beratit. Këtë e konfirmoi ditën e djeshme kryetari i Bashkisë...
KAPSHTICË-Pika kufitare e Kapshticës është mbushur mëngjesin e sotëm me qytetarë të cilët duan të kalojnë kufirin në tokën helene. Radhët e gjata kanë nisu...
TIRANË- Qytetarët shqiptarë janë shprehur optimist për ardhjen e afganëve në Shqipëri. Teksa janë pyetur nga ‘Fax news’, qytetarët që banojnë pranë Qytet S...
GJIROKASTËR-Shefi i Zjarrfikëses në Gjirokastër, Kujtim Bizhga, është shkarkuar nga detyra. Në qytet kanë humbur jetën çifti Haxhiaj, nga zjarri që ...
TIRANË– Viti i ri shkollor do të startojë më 27 shtator 2021! Ky ishte njoftimi më i fundit që u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ajo zbuloi...
KURBIN-Policia e Kurbinit ka arrestuar ditën e sotme 27-vjeçarin Armando Marashi, një person të shpallur në kërkim për vjedhje.Gjatë kontrollit në automj...