Bota

Abuzoi me të miturit duke i kërkuar me dhunë seks oral, mbi këngëtarin R.Kelli rëndojnë 11 akuza

3 Qershor 2019, 09:10 Nga DOSJA
Abuzoi me të miturit duke i kërkuar me dhunë seks oral, mbi

SHBA, Çikago – Prokurorët akuzuan këngëtarin e famshëm amerikan,Robert Sylvester Kelly.-in për 11 akuza të reja të lidhura me ngacmimet seksuale, por një gjë është shumë e qartë: Gjërat janë shumë më serioze për këngëtarin R & B, që fitoi çmimin Grammy.

Arsyet fillojnë me faktin se 11 akuza të reja përfshijnë katër akuza për sulme të rënda penale kriminale, që mund të përfshijnë burgimin deri në 30 vjet burg.

Sipas paraqitjes së re të gjykatës, tetë rastet e para janë nga takimet që dyshohet se kanë ndodhur në mes të 1 janarit dhe 31 janarit të vitit 2010. Tre të tjerë kanë të bëjnë me takimet e dyshuara midis 1 majit 2009 dhe 31 janarit të vitit 2010.

Ndër në rastet e tjera, prokurorët pohojnë se Kelly ka përdorur forcën ose ka kërcënuar duke ushtruar presion mbi të abuzuarit për të kryer seks oral me ta. Ata ishin të mitur në atë kohë dhe akuzat për këto abuzime shkojnë deri në 20 vjet burg.

Që nga shpallja e akuzave të reja, një grua është paraqitur në gjykatë për të thënë publikisht se 11 akuzat e reja të lidhura me abuzimet seksuale të R.Kelly rrjedhin nga akuzat që ajo bëri fillimisht për këngëtarin.

Burimi: TIME

(R.L/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abuzime seksuale këngëtar r.kelly abuzime seksuale këngëtar r.kelly

Sondazh

Poll