Bota

Kërkuan çdo shtëpi për të!/ Jeta e gazetarit të ‘Deutsche Welle’ në RREZIK, talebanët vrasin familjarin e ti

20 Gusht 2021, 07:58 Nga DOSJA
Kërkuan çdo shtëpi për të!/ Jeta e gazetarit të

AFGANISTAN– Të gjithë afganët janë në rrezik për jetën përfshirë këtu edhe gazetarët dhe familjet e tyre në Afganistan. Ditën e djeshme në Afganistan është vrarë një familjar i gazetarit të Deutsche Welle-s.

Talebanët në përndjekje të një gazetari të Deutsche Welle-s kanë qëlluar për vdekje një anëtar të familjes së tij dhe kanë plagosur rëndë një person tjetër. Talebanët kanë kërkuar në çdo shtëpi për gazetarin, i cili punon në Gjermani poe që familja e tij jeton në Afganistan. Menjëherë pas ngjarjes të gjithë familjarët e tjerë u arratisën në sekondat e fundit.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welles Peter Limpourg, i cili e dënoi ashpërsisht vrasjen dhe kërkoi nga qeveria gjermane të veprojë menjëherë.

“Vrasja e një familjari të afërm të njërit prej redaktorëve tanë është shumë tragjike dhe provon rrezikun akut, në të cilin ndodhen punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan. Talibanët si në Kabul edhe në provinca me sa duket kanë filluar të kërkojnë në mënyrë të organizuar për gazetarët. Nuk ka më kohë!”

Talebanët kanë bastisur shtëpitë e të paktën tre gazetarëve të Deutsche Welles. Kolegë nga media të tjera janë vrarë ose rrëmbyer. Nematullah Hemat nga televizioni privat, Ghargasht me gjasë është rrëmbyer nga talebanët, Toofan Omar, drejtues i radios private, Paktia Ghag Radio, sipas të dhënave të autoriteteve është vrarë qëllimisht. Dy burra, me gjasë luftëtarë talibanë vranë në rrugë në Xhalalbad edhe përkthyesin Amdadullah Ahmdard që punonte për mediat gjermane.

Deutsche Welle bashkë me media të tjera i kanë bërë thirrje qeverisë gjermane në një letër të hapur, të ngrenë një program emergjence vizash për punonjëset e punonjësit afganë të medias. Edhe Shoqata e Gazetarëve Gjermanë, DJV ka kërkuar veprim të shpejtë të qeverisë gjermane. “Gjermania nuk duhet të shohë pa vepruar, se si kolegët tanë përndiqen apo vriten”, është shprehur kreu i DJV, Frank Überall.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gazetari i dewtche welles gazetari i dewtche welles

Sondazh

Poll