Bota

Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën 2 të rinj

20 Gusht 2021, 07:32 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën 2 të rinj

KOSOVË– Një aksident i rëndë me dy të vdekur ka ndodhur mrëmjen e djeshme në Kosovë në aksin Prizren-Gjakovë, në fshatin Piranë.

Personat që humbën jetën ishin përkatësisht të moshave 22 dhe 23-vjeç, të cilët morën dëmtime të shumta nga aksidenti. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë dhe shpejtësisë së lartë, sipasojë drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit. Në vendin e ngjrjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren-Gjakovë me datë 19 gusht 2021, rreth orës 23:40 min, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ndërmjet dy veturave lokale, ku si pasojë përveç dëmeve materiale pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy persona nga të lënduarit të lindur në vitin 1998 dhe në vitin 1999 kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda nga aksidenti. Në këtë aksident gjithashtu lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aksident në kosovë aksident në kosovë

Sondazh

Poll