Bota

Udhëtoi për një fundjavë në Tonga por ‘ngeci’ atje për më shumë se 18 muaj/ Turistja britanike: Jm ndër të paktët

20 Gusht 2021, 07:21 Nga DOSJA
Udhëtoi për një fundjavë në Tonga por

TONGA– Britanikja Zoe Stephens udhëtoi marsin e kaluar drejt vendit ishullor të Paqësorit Jugor, Tonga, ku planifikoi të qëndronte vetëm një fundjavë por mbeti atje më shumë se një vit.

Mediat raportojnë se Tonga është vendi i vetëm ndoshta në botë ku qytetarët nuk janë detyruar asnjëherë të vendosin maska pasi nuk ka patur asnjë rast me Covid-19. Tonga është një vend polinezian i përbërë nga më shumë se 170 ishuj të Paqësorit.

“Unë jam ndoshta një nga të paktët njerëz në botë që kurrë nuk i është dashur të veshë një maskë. Unë nuk kam vënë një maskë gjatë gjithë kësaj pandemie. Unë mendoj se do të jetë goxha e çuditshme të shkosh në një botë ku kaq shumë njerëz i mbajnë ato.”

Gjatë kohës së saj në Tonga, e cila ka një popullsi prej pak më shumë se 100,000, Stephens ka filluar një diplomë master në komunikimet ndërkombëtare online dhe aktualisht po jeton në një shtëpi në plazh.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota tonga zoe stephens tonga zoe stephens

Sondazh

Poll