Aktualitet

Gjithçka gati/ Presim 3 mijë afganë, nuk dihet kur mbërrijnë në Shqipëri! Akomodohen në Berat, Tiranë, Durrës dhe Lezh

20 Gusht 2021, 06:27 Nga DOSJA
Gjithçka gati/ Presim 3 mijë afganë, nuk dihet kur

TIRANË– Shqipëria do të presë 3 mijë afganë! Kjo shifër u zbulua nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane e më pas për BBC. Strehimi i tyre do të bëhet në Berat, Tiranë, Durrës dhe në një kamp të Lezhës.

Bashkia e qytetit të Beratit, konfirmoi ditën e djeshme se puna përgatitore ka nisur prej disa ditësh dhe që nga dje e se qyteti është gati të ndajë barrën e pritjes me Tiranën dhe Durrësin, që ishin paracaktuar më herët si dy qendrat kryesore të strehimit të afganëve.

Aeroporti i Rinasit do të jetë ndalesa e parë e emigrantëve afganë, pasi të prekin tokën shqiptare. Atyre do t’u jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme.

Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t’u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t’u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS. Afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës. Atyre do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar.

Në qytetin Studenti në Tiranë janë gati godinat 2, 4, 7, 8, 24 dhe 25. Këto godina janë zbrazur tashmë nga studentët që po qëndronin aktualisht në këto ndërtesa dhe po bëhen funksionale për strehimin e të huajve. Bëhej fjalë për studentë, të cilët janë të punësuar në Tiranë dhe nuk janë kthyer në qytetet e tyre e janë në pritje të nisjes së vitit të ri akademik. Ata janë zhvendosur në godina të tjera brenda Qytetit Studenti, ndërsa në dispozicion të familjeve afgane janë bërë gati 6 godina, të rikonstruktuara së fundmi.

Pas marrjes së kontrollit nga talebanët, afganët që kanë bashkëpunuar me NATO-n ndihen të kërcënuar dhe janë larguar nga Afganistani. Destinacioni përfundimtar i tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që në vendin tonë të qëndrojnë përkohësisht deri sa të pajisen me vizë. Pas negociatave të bëra me SHBA, Shqipëria ka pranuar të presë afganët të cilët u rrezikohet jeta nga talebanët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll