Aktualitet

Ndalohet ‘Range Rover-i’ i zi në Maminas! Policia shtrin në tokë drejtuesin e mjetit, 26-vjeçari i veshur me të bardha

20 Gusht 2021, 06:35 Nga DOSJA

DURRËS– Enger Muca është i riu që u ndalua nga policia e Durrësit. 26-vjeçari i cili drejtonte mjetin tip ‘Range Rover’ qarkullonte me armë zjarri dhe me municione luftarake.

Policia e ndaloi në aksin rrugor Manëz-Maminas automjetin tip “Range Rover”, me të cilën Muça po qarkullonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Policia e Durrësit për rastet e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet. Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin Enger Muça, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës. Shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Maminas, kanë ndaluar automjetin tip “Range Rover”, me të cilën shtetasi Enger Muça po qarkullonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres enger muca arrestim ne durres enger muca

Sondazh

Poll