Bota

Talebanët kërkojnë derë më derë ata që punuan me NATO-n! Evakuohen 18,000 njerëz nga Kabuli, SHBA: Forcat amerikane do j

20 Gusht 2021, 06:11 Nga DOSJA
Talebanët kërkojnë derë më derë ata që punuan

AGFANISTAN– Premtuan se vendi do të ishte në paqe, mirëpo talebanët nuk po e mbajnë fjalën e tyre. Pasi 12 njerëz u vranë, tashmë janë në kërkim ata që kanë punuar me forcat e huaja.

Talebanët kanë rritur kërkimin e tyre për njerëzit që punonin për forcat e NATO -s ose qeverinë e mëparshme afgane. Militantët kanë shkuar derë më derë për të gjetur objektiva dhe kërcënuan anëtarët e familjes së tyre. Grupi islamik është përpjekur të sigurojë afganët që kur morën pushtetin në një ofensivë rrufe, duke premtuar se nuk do të kishte “hakmarrje”.

Më shumë se 18,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli që prej kohës kur talebanët pushtuan kryeqytetin e Afganistanit, tha një zyrtar i NATO -s të Premten, duke u zotuar të dyfishojë përpjekjet e evakuimit ndërsa kritikat për trajtimin e krizës nga Perëndimi janë shtuar.

Mijëra njerëz, të dëshpëruar për të ikur nga vendi, vazhduan të mblidhen në aeroport, tha zyrtari, i cili nuk pranoi të identifikohej për Reuters.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në telefon për të diskutuar situatën në Afganistan të Premten. Blinken dhe Stoltenberg theksuan se “koordinimi i ngushtë” midis aleatëve të NATO -s është “thelbësor” për evakuimet, si dhe qasjen më të gjerë ndaj Afganistanit, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka thënë se forcat amerikane do të qëndrojnë derisa të gjithë amerikanët do të largohen, edhe nëse kjo nënkupton që do të shkelet afati i 31 gushtit, kur është thënë se do të përfundojë tërheqja e trupave nga Afganistani.

Në një deklaratë të mbajtur ditën e sotme Biden është shprehur se ka bërë një marrëveshje me talebanët për të lejuar të gjithë ushtarët amerikan që të kthehen në atdhe të sigurtë, ndërkohë që ka shtuar se deri tani operacioni i evakuimit të ushtarëve amerikanë dhe i qytetarëve afganë po vazhdon me hapat e duhur.

(I.A;a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll