Bota

Ish-shefi i NATO-s në Afganistan: Ishte një kolaps psikologjik, ata kanë luftuar dhe kanë rënë për vendin e tyre

19 Gusht 2021, 20:19 Nga DOSJA
Ish-shefi i NATO-s në Afganistan: Ishte një kolaps psikologjik, ata

SHBA- Ish-kreu i misionit të NATO-s në Afganistan ka ngritur perspektivën që forcat perëndimore mund të kthehen pas marrjes së vendit nga talebanët. Sky News shkruan se gjenerali David Petraeus, tha se koha do të tregoj” nëse ushtria amerikane dhe britanike do të duhet të vendosen përsëri në Kabul. Petraeus nw fjalwn e tij gjithashtu vuri në dyshim pohimin e Presidentit amerikan Joe Biden se forcat afgane nuk ishin të gatshme të luftonin për të shtyrë përparimin e talebanëve.

“Në fund të ditës, ky ishte një kolaps psikologjik i një force që ka luftuar dhe rënë për vendin e saj edhe më parë. Le të jemi shumë të qartë se rreth 27 herë më shumë afganë u vranë në fushën e betejës sesa ushtarë amerikanë. Pra, ata kanë luftuar dhe kanë rënë në luftë për vendin e tyre. Unë u habita pak nga kjo deklaratë. Në fund të ditës, nëse ushtarët e dinë se askush nuk do t’i ndihmojë, ata ose do të ikin ose do të bëjnë marrëveshje,” u shpreh ai.

LAJMI KRYESOR: Dita e pestë e ‘ferrit’ për afganët/ Talebanët harrojnë premtimet, bllokojnë aeroportin e Kabulit, Biden: Trupat do jenë në Afganistan derisa të largohet amerikani i fundit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota david petraeus joe biden talebanet pushtojne afganistanin david petraeus joe biden talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll