Bota

Publikohet fotoja TRONDITËSE! Kjo është 14-vjeçarja që u shkel me këmbë për vdekje nga turma e tërbuar në aeroportin e

19 Gusht 2021, 19:36 Nga DOSJA

AFGANISTAN– Imazhi që po shikoni tregon 14-vjeçaren e vrarë mes kaosit të krijuar në Kabul. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotot tronditëse të trupit të Marzia Rahmati, një nxënëse e shkollës së mesme, e cila ëndërronte të kishte një të ardhme jashtë Afganistanit.

Rahmati do të largohej nga vendi pas pushtimit nga talebanët bashkë me prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj më të vegjël, pasi familja kishte siguruar viza për të udhëtuar në Taxhikistan. Kur turmën e kapi paniku nga zhurma e të shtënave me armë ditën e hënë, vetëm disa orë pasi talebanët pushtuan Kabulin, Marzia u shkëput nga prindërit e saj dhe humbi.

Ajo u rrëzua dhe turma e tërbuar e shkeli me këmbë derisa e vrau. Trupi i të voglës u gjet shumë orë më vonë, në një gjendje të mjerueshme.

Halla e saj, Zakia Ahmadi, 28 vjeçe, tha se familja ishte e shkatërruar për vdekjen e 14-vjeçares.

“Ne duam që njerëzit të shohin se çfarë po ndodh vërtet këtu tani, një vajzë e vogël ka vdekur sepse bota u largua nga ne. Motra ime Fatima, nëna e Marzias dhe familja e saj donin që vajza e tyre të vazhdonte shkollimin e saj dhe ishin të shqetësuar se nuk do të ishte e mundur nën talebanët. Ata kishin të gjitha dokumentet e duhura për të lënë vendin, por me gjithë kaosin në aeroport, atyre nuk iu dha shansi të largoheshin.

LAJMI KRYESOR: Dita e pestë e ‘ferrit’ për afganët/ Talebanët harrojnë premtimet, bllokojnë aeroportin e Kabulit, Biden: Trupat do jenë në Afganistan derisa të largohet amerikani i fundit

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota marzia rahmati talebanët pushtojne kabulin marzia rahmati talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll