Bota

Aplikoi skemën “prano ose vdis”! Paditet sërish gjigandi ‘Facebook’, Mark Zuckerberg ka kohë për përgjigje deri me

20 Gusht 2021, 05:35 Nga DOSJA
Aplikoi skemën “prano ose vdis”! Paditet sërish gjigandi

SHBA– Komisioni Federal i Tregtisë, një agjenci amerikane që merret me konsumatorët ka paraqitur një peticion të ri prej 80 faqesh kundër Facebook për mbajtje të paligjshme të një regjimi monopol në botën e teknologjisë.

Kjo nisi në muajin Dhjetor të vitit 2020, kur Autoriteti Amerikan u bashkua me 48 shtete për të paditur Facebook. Sipas gjyqtarit, padia nuk përcaktonte saktë tregun në të cilin Facebook po mbante monopol.

Tani ka një ankesë të re që u referohet blerjeve të Instagram dhe WhatsApp në 2012 dhe 2014 me anë të të cilave Facebook mori një pozicion të monopolit në treg.

Akuza thotë se blerja e tyre u realizua me anë të një skemë të paligjshme “prano blerjen ose groposu”. Në padi thuhet se janë marrë të dhëna dhe dëshmi shtesë për të mbështetur pretendimet. Mark Zuckerberg ka kohë deri në 4 tetor për t’u përgjigjur.

Nga ana e tij, Facebook ka paraqitur një peticion duke kërkuar një gjykatës tjetër për shkak se Lina Khan ka bërë deklarata kritike në të kaluarën ndaj industrisë së teknologjisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota facebook shba facebook shba

Sondazh

Poll