Bota

Talebanët po i përndjekin! Rrëfehen dy bashkëpunëtorët e forcave amerikane: Jemi në shok, kërkojnë jetën e familjeve t

19 Gusht 2021, 19:24 Nga DOSJA
Talebanët po i përndjekin! Rrëfehen dy

AFGANISTAN– Dy përkthyes që janë ende të bllokuar në Afganistan kanë shpjeguar se kanë frikë për jetën e tyre nën sundimin e talebanëve. Jay dhe Marwa kanë punuar me trupat e huaja dhe agjencitë ndihmës qeveritare dhe kanë folur me BBC.

Ata tregojnë se janë të shokuar pasi talebanët tani kanë nisur ‘gjuetinë’ ndaj tyre. Marwa tregoi se një nga ish-kolegët e tij u vra dy muaj më parë dhe kuptoi se gjërat po përkeqësoheshin.

“Unë jam akoma në shok, kam humbur gjithçka. Unë nuk po jetoj më,” tha Marwa.

“Unë nuk kisha një plan për të marrë një vizë ose për të dalë. Kisha planifikuar të qëndroja këtu në vendin tim për të punuar për njerëzit e mi. Unë kisha dëshirë për të qëndruar këtu dhe tani shoh se sa mizorë janë njerëzit si talebanët,”- tha ai më tej.

“Talebanët kanë kontrolluar shtëpinë time, më kanë dërguar mesazhe, më kanë thënë se unë jam udhëheqësi i armiqve të talebanëve,” tha Jay.

“Ata më kanë kapur shtëpinë, nuk shkoj dot më atje, por kjo nuk është e mjaftueshme për ta. Ata po kërkojnë jetën time dhe jetën e familjes sime dhe kjo është pikërisht ajo që ata do të bëjnë me çdo aleat të forcat ndërkombëtare,”- shtoi ai më tej.

BBC raportoi sot se ndryshe nga cfarë u premtua, talebanët kanë nisur përndjekjen e te gjithë bashkëpunëtorëve të Amerikës dhe forcave të NATO-s. nëse vetë bashkëpunëtorët nuk dorëzohen, jeta e familjeve të tyre është në rrezik.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll