Bota

U mbylli derën, por afganët po kalojnë ilegalisht në Turqi, Erdogan revoltohet: Europa të mbajë përgjegjësi, nuk do bëh

19 Gusht 2021, 19:08 Nga DOSJA
U mbylli derën, por afganët po kalojnë ilegalisht në Turqi,

TURQI– Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, u ka bërë thirrje udhëheqësve të Evropës të marrin përgjegjësinë për emigrantët që tani po ikin nga Afganistani. BBC shkruan se Erdogan ka deklaruar se  Turqia nuk ka ndërmend të bëhet njësia e magazinimit të emigrantëve në Evropë, duke parë kaosin e vazhdueshëm.

Për momentin Turqia është shtëpia e rreth 4 milionë refugjatëve, shumica prej tyre, sirianë që u larguan nga lufta civile e vendit të tyre. OKB vlerëson Turqia aktualisht pret më së shumti refugjatë nga çdo vend në botë, por afganëve ua ka mbyllur derën.

Që nga marrja nën kontroll e talebanëve këtë fundjavë, dhjetëra mijëra afganë janë përpjekur të largohen nga vendi. Shumë kanë kaluar në Turqi, të ndihmuar nga grupe të ndryshme dhe mendohet se çdo ditë në këtë vend zbarkojnë afro 2 mijë emigrant të tillë.

Por Presidenti Erdogan nuk e pranon këtë gjë. Ai gjithashtu se Turqia mund të përfshihet në diskutime me qeverinë e kryesuar nga talebanët në Afganistan.

“Turqia nuk ka ndërmend të bëhet njësia e magazinimit të emigrantëve në Evropë, duke parë kaosin e vazhdueshëm…Nuk e lejojmë këtë. Turqia mund të përfshihet në diskutime me qeverinë e kryesuar nga talebanët në Afganistan. Kemi axhenda të përbashkëta,”- tha Erdogan.

LAJMI KRYESOR: Dita e pestë e ‘ferrit’ për afganët/ Talebanët harrojnë premtimet, bllokojnë aeroportin e Kabulit, Biden: Trupat do jenë në Afganistan derisa të largohet amerikani i fundit

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota recep tayip erdogan talebanët pushtojne kabulin recep tayip erdogan talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll