Bota

Kishin mbjellë 2 mijë rrënjë kanabisi, kapen shqiptarët në Spanjë, bimët i monitoronin me kamera sigurie

19 Gusht 2021, 18:39 Nga DOSJA
Kishin mbjellë 2 mijë rrënjë kanabisi, kapen shqiptarët

SPANJË– Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga Policia e Spanjës, pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Mediat lokale shkruajnë se Garda Civile në Spanjë gjeti një prodhim prej 2 mijë bimësh marijuane në një zone pranë rezervuarit të Santa Anna, në La Noguera Catalonia.

Në vend ishin disa tenda, ushqime dhe mjete për rritjen e marijuanës, si dhe pajisje mbikëqyrjeje për 24 orë në ditë (kamera sigurie).

Për pasojë u vunë në pranga dy persona, të cilët janë shqiptarë të moshave 24 dhe 33 vjeç. Emrat e tyre nuk dihen ende.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohen dy shqiptare ne spanje arrestohen dy shqiptare ne spanje

Sondazh

Poll