Aktualitet

SHUMËFISHOHET SHIFRA! E zbulon biznesmeni afgan: Shqipëria do të presë 20 mijë emigrantë

19 Gusht 2021, 19:52 Nga DOSJA
SHUMËFISHOHET SHIFRA! E zbulon biznesmeni afgan: Shqipëria do të

ITALI– Sipërmarrësi që është angazhuar në Itali, por me origjinë afgane, Hamed Ahmadi, themelues i zinxhirit “Orient Experience” në Venecia ka zbuluar se Shqipëria do të presë 20 mijë bashkatdhetarët e tij. Teksa ndodhej në aeroportin e “Fiumicinos”, ku priti të motrën, Ahmadi kërkoi mbështetjen e gjithë botës për të ndihmuar afganët dhe falenderoi të gjithë ato vende që e kishin bërë.

Ai mori si shembull Shqipërinë dhe tha se vendin ynë do të presë 20 mijë afganë, shumë më tepër se ç’është deklaruar nga vetë kryeministri Edi Rama. Sot Kreu i Qeverisë tha për mediat italiane dhe për BBC se në Shqipëri do të vijnë 3 mijë emigrant, jo 20 mijë.

“Shqipëria, një vend me 2 milionë banorë, ka lëshuar viza speciale për 20 mijë persona. Le të mendojmë se çfarë mund të bëhet për njerëzit e mi. Zahra është vetëm fillimi. Por ajo është vetëm një person, të mos harrojmë se ka shumë njerëz të tjerë atje,” – tha Ahmad, shkruan Corriere, por pa përmendur burimin e të dhënave të tij.

Sa emigrantë afganë do të vijnë vërtetë në Shqipëri?

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zbuloi sot për median italiane se në vend do të mbërrijnë 3 mijë afganë. Kjo shifër është më e lartë se ajo që tha ditën e djeshme për mediat spanjolle, ku deklaroi se do të vijnë 1 mijë të tillë. Por tashmë kjo shifër është shumëfishuar. Gjithsesi në vendin tonë, ende nuk ka mbërritur asnjë afgan. Konviktet janë gati, çadrat në Rinas gjithashtu, por avioni nuk është nisur.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi hamed ahmadi evakuimi i afganëve ne shqiperi hamed ahmadi

Sondazh

Poll