Aktualitet

Komedia me ezanin! Imami Ahmed Kalaja përfundon në polici, e denoncon pronarja e lokalit, bashkë me të kallëzon dhe një tj

19 Gusht 2021, 18:08 Nga DOSJA
Komedia me ezanin! Imami Ahmed Kalaja përfundon në polici, e denoncon

TIRANË– Imami i xhamisë së Rrugës së Kavajës Ahmed Kalaja është denoncuar nga pronarja e lokalit “Corner Comedy” në Tiranë, pas përplasjes së fortë që pati me barin në fjalë, pas një batute me ezanin (lutja që u bëhet myslimanëve pesë herë në ditë). Balkanweb shkruan se denoncimi është depozituar në komisariatin nr. 2 të kryeqytetit. Gjithashtu në polici është denoncuar edhe një qytetar tjetër i identifikuar si Dashamir Kalaja, i cili sipas pronarëve të lokalit i ka kërcënuar këta të fundit me jetë.

Vetë Ahmed Kalaja në një prononcim për News24 tha se nuk kishte dijeni për denoncimin, por kërkoi nga ana e policisë dhe prokurorisë të marrin masa për këtë biznes, i cili sipas tij nxit urrejtjen fetare dhe diskriminon fenë islame.

Gjithçka nisi më datën 15 gusht të këtij viti kur në këtë lokal u mbajt një stand-up komedi. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregonte një djalë që me humor listonte këngët që nuk ishin të përshtatshme për të konkuruar në “Top Fest”. E para në listë ishte ezani dhe kaq mjaftoi për të hapur një sherr me muslimanët.

Imami Ahmed Kalaja publikoi videon me përmbajtjen në fjalë dhe kërkoi reagim nga institucionet. Pas këtij postimi, disa besimtarë myslimanë shkuan pranë ambienteve të bar ‘Corner Comedy’, por lokali ishte mbyllur. Besimtarët kërkojnë që ky biznes të kërkonte ndjesë për fyerjen e bërë ndaj fesë së tyre.

Ndërsa sot, në një shkrim të gjatë, Mustafa Nano kërkoi reagimin e kryeministrit Edi Rama, pasi deklaroi publikisht se djali që kishte bërë batutën me ezanin, ishte kërcënuar me jetë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ahmed kalaja tallja e corner comedy ahmed kalaja tallja e corner comedy

Sondazh

Poll