Zjarri në Radhimë, Prefekti Mamaj: Nuk ka rrezik për hotelet, situata është qetësuar
19 Gusht 2021, 17:37Nga DOSJA
VLORË– Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka deklaruar se zjarri në Radhimë është vënë nën kontroll dhe se nuk ka më rrezik për banesat dhe hotelet aty rrotull. Në një deklaratë për mediat, Mamaj tha se dëmet materiale janë të shumta, por nuk ka asnjë person të lënduar.
“Nuk ka rrezik për hotelet, situata është qetësuar. E kemi nën kontroll, nuk ka persona tëlënduar. Zjarri është aktiv vetëm në kodra,”- tha Mamaj ndër të tjera.
Zjarri u aktivizua pasditen e sotme në Radhië, pranë një gjeneratori, por flakët u përhapën me shpejtësi. Fotot dhe pamjet e publikuara treguan pushuesit që braktisnin hotelet dhe dilnin me çanta në krahë në rrugë.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Situata me zjarrin e aktivizuar në Radhimë pak orë më parë është rënduar. Mësohet se janë djegur dy godina të pabanuara, ndërsa pushuesit janë largu...
TIRANË– 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur janë vënë n...
SHQIPËRI– 2 mijë e 473 viktima, 4 mijë e 204 raste aktive dhe 130 mijë e 920 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pan...
HIMARË– Një gjenerator i energjisë elektrike në Radhimë është përfshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Radhimë të Himarës. Mësoh...
TIRANË– Ismihan (Pashellari) Pirgu, një nga njëzet e shtatë pronaret e “Sarajeve” në Tiranë, pronë që u përfshi nga flakët pak ditë më parë ka ftuar kryeb...
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka shuar shpresat për të gjithë personat e vaksinuar të cilët mendojnë se janë më të mbrojtur nga Covid-...