Aktualitet

EMRAT/ Vrau bashkëatdhetarin 25 vite më parë në Firence për një prostitutë, ekstradohet 59-vjeçari në Itali 

19 Gusht 2021, 19:51 Nga DOSJA
EMRAT/ Vrau bashkëatdhetarin 25 vite më parë në Firence

ITALI- 59-vjeçari nga Lushnja i arrestuar në muajin Maj të këtij viti, pasi mbi të rëndojnë akuzat e vrasjes dhe prostitucionit në Itali është ekstraduar ditën e martë në Romë. Lanazione.it shkruan se Nikolla Dura, i cili ishte në arrati për 25 vite, pas ekstradimit në Itali do të vuaj dënimin e tij të përjetshëm për vrasjen e Albano Zhukës, pasi ky i fundit dontë që të nxirrte një grua nga rrjeti i prostitucionit që Dura kishte.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 1995 në Firencë të Italisë, ku Dura qelloi me thikë për vdekje Zhukën. Pas vrasjes, ai u largua nga Firencja për në Milano, ku dhe më pas arriti të kthehej në Shqipëri. Në Shqipëri Dura vazhdoi sërish të merrej me veprimtaritë kriminale, falë të cilave, ai arriti që të siguronte mbrojtje dhe fshehje për 25 vite.

Dura arriti që të arrestohej falë urdhërit të arrestiti ndërkombëtar që Italia lëshoi vitin e kaluar për 59-vjeçarin. Pas urdhërit të nxjerr, policia italiane bashkëpunoi me policinë shqiptare, duke bërë të mundur arrestimin e Durës në një fshat të Lushnjës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albano zhuka nikolla dura albano zhuka nikolla dura

Sondazh

Poll