Aktualitet

Nuk vijnë as sot! Afganët mbeten të bllokuar në Kabul nga talebanët, s’nisen dot drejt Shqipërisë

19 Gusht 2021, 18:45 Nga DOSJA
Nuk vijnë as sot! Afganët mbeten të bllokuar në Kabul nga

TIRANË– Shqipëri nuk do të mund të mirëpresë as ditën e sptme banorët e rij që priten prej ditësh, emigrantët afganë. Mësohet se avioni me afganët nuk ka mundur dot të niset as sot. Për shkak të kaosit të madh q ka përfshirë kryeqytetin e vendin Kabulin dhe konkretisht aeroportin.

Pushtuesit talebanë kanë bllokuar rrugët që të çojnë drejt aeroportit dhe avionët e paktë që janë ngritur në fluturim, kanë qenë me amerikanë dhe janë nisur drejt SHBA-ve.

Pavarësisht situatës dhe pengesave, Shqipëria ka gjithçka të përgatitur për pritjen e afganëve. Çadrat ushtarake me mjekë, psikologë, ushqime dhe mjete higjienike janë në gatishmëri në Rinas, tq cilat do të jenë dhe ndalesa e parë e afganëve.

Më pas është planifikuar që emigrantët të dërgohen në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe në qytetin e Beratit, vend ku nisën sot përgatitjet. Në total pritet që të vijnë tre mijë afgnë në vendin tonë, ndërsa ngarkesa e parë do të jetë prej 300 personash.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll